8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti / Ministria e Ambientit Jetësor ka anuluar lejen për ndërtimin...

Izet Mexhiti / Ministria e Ambientit Jetësor ka anuluar lejen për ndërtimin e bazës për asfalt në Vizbeg-Është kancerogjen

Protestat e përditshme të sipërmarrësve nga zona industriale në Vizbeg dhanë frytet e veta. Baza e asfaltit në Vizbeg nuk do të ndërtohet.

Kjo për shkak se siç njoftoi ministri i Ambientit Jetësor Izet Mexhiti, është kancerogjen dhe paraqet rrezik të lartë për shëndetin e banorëve dhe bizneseve, shkruan Alsat.

Për këtë, kompanisë i është anuluar leja e ndërtimit dhe e njëjta do të duhet të gjejë një vend tjetër periferik.

“Ne e ndihmojmë biznesin, jemi pro biznesit por jo kur është në dëm të natyrës dhe shëndetit të qytetarit. Prandaj kemi sjellë vendim që të anulohet leja që është dhënë më herët në Ministrinë e Ekologjisë nga Qeveria e kaluar”, tha Izet Mexhiti – Ministër i Ambientit Jetësor.

Për bizneset në Vizbeg, ky akt paraqet rritje të besimit ndaj institucioneve shtetërore.

“Me largimin e bazës së asfaltit, është bërë hapi i parë i kthimit të besimit në institucionet. Kjo është e një rëndësie të veçantë për ne dhe mendojmë se bashkëpunimi do të vazhdojë në drejtim të tillë”, u shpreh Dragan Cvetanovski – Përfaqësues i sipërmarrësve.

Baza e asfaltit në fakt nuk është problemi i vetëm për zonën industriale në Vizbeg.

Kërkesa e tyre kryesore është rregullimi i infrastrukturës, për të cilën thonë se kanë lutur çdo qeveri në 15 vitet e fundit./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments