Zv.kryeministri i parë ka shprehur dhimbjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për jetët e humbura në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj.
“Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që po e bashkëndjejmë sonte me familjarët e viktimave të aksidentit të tmerrshëm. Jetë të pafajshme u shuan. Lutemi që kjo dhimbje e thellë të jetë me një fije shprese për shpëtimin e fëmijës së vogël pesëvjeçar”, tha zv.kryeministri.
Ai shprehu ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, duke i uruar forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.
Gjithashtu, zv.kryeministri falënderoi popullatën lokale dhe zyrtarët për përkushtimin e tyre të madh gjatë operacionit të shpëtimit. “Faleminderit që luftuat minutë pas minute për të gjetur sa më shpejt bashkëqytetarët tanë”, përfundoi ai.