Deri më tani janë mbyllur 226 kazino online që kanë vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut, për 40% është ulur numri kazinove, bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. Po ashtu paralajmëroi se së shpejti platformat online nuk do të ekzistojnë më.“Dua të bëj thirrje te të gjithë qytetarët, e sidomos të rinjve mos bini pre e e-mailave mashtrues, mos luani në fatin tuaj në platformat ilegale, nëse keni mjete të depozituara në këto faqe, tërhiqni ato sa më shpejtë shteti po vepron dhe këto platforma nuk do të ekzistojnë më”, u shpreh Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.Mexhiti theksoi se janë në përfundim të propozim ligjit të ri, për lojërat e fatit.
“Sot mund t’u informoj se jemi në përfundim të propozim ligjit të ri për lojërat e fatit, që mund t’u garantoj që minimum diku do të jetë 50 deri 70% më rigoroz me nenet brenda ligjit të cilat vetvetiu do sjellin mbylljen e diku 70% të bastoreve të kazinove që nëpër lagjet tona, afër shkollave, afër çerdheve gjithandej që është bërë industria e qeverisë së kaluar”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.Mexhiti u apeloi qytetarët që të denoncojnë kazinotë online qe me këtë qeveria të marrë masat e duhura. U zotua se do ta çrrënjosin këtë sistem lojërash fati, gjë që ishte edhe premtim i koalicionit VLEN.