7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti flet për bashkimin mes Ahmetit dhe Thaçit

Izet Mexhiti flet për bashkimin mes Ahmetit dhe Thaçit

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë me lexuesit përvojën e hidhur të zgejdhjeve kur PDSH-ja e Menduh Thaçit ishte fuqia opozitare shqiptare dhe sipas Mexhitit, çdo cikël zgjedhor ishte i përgjakshëm, ndërsa sot Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nënshkruajnë koalicionin e bashkëpunimit për zgjedhjet që pasojnë.

Prandaj, Mexhiti shtron pyetje, a paskan bashkëpunuar Thaçi dhe Ahmeti edhe atëherë kur viktima e vetme në zgjedhje ishin qytetarët?

“Në vitin 2008, si 30 vjeçar, me sinqeritet, pa kalkulime, deri ndoshta në naivitet, isha shef i shtabit qëndror të BDI-së, në zgjedhjet më të përgjakshme në RMV që nga pavarësia e shtetit.
Pas çdo tubimi të BDI-së shpërthenin granata nëpër shtabe.
01 qershor 2008: dita nisi me lajmin për përplasje mes votuesve dhe policisë. Shumë shpejt u konfirmua një i vrarë në Haraçinë. Sistemi kishte rënë, kasaphana e paralajmëruar e Menduh Thaçit po jepte rezultate. Te shkolla fillore Hasan Prishtina bëhej luftë e vërtetë mes votuesit dhe parapolicisë se Menduh Thaçit.
Viktima ishte populli.
Sot publikisht, bashkëpunimin e paskan zyrtarizuar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Natyrshëm lind pyetja, a paskan bashkëpunuar edhe atëherë këta të dy mes vehte? Si mund t’i shohin në sy familjarët e viktimës? Apo qëllimi i arsyeton mjetet?
E dhimbshme!”, shkruan Mexhiti në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments