Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti para hyrjes së Kuvendit, tha se do të votojë për Qeverinë por ka vërejtje për ekzekutivin.
“Kam vërejtjet e mia për një pjesë të ekzekutivit, kemi debatuar thellësisht dhe atëherë kur absorvohet debati dhe argumentimi. Për mua fjala e fundit është e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Nuk dua që unë të kontribuoj për rrënimin e një Qeverie e cila ka bekimin e partnerëve tanë SHBA-ve dhe të Unionit Evropian”, deklaroi Izet Mexhiti.