19.1 C
Tetovo
E premte, 27 Qershor, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Do të ketë përgjegjësi për ish drejtorin  Apostol Simovski,dhe zëvendësdrejtorin...

Izet Mexhiti: Do të ketë përgjegjësi për ish drejtorin  Apostol Simovski,dhe zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave Ilmi Selamin

Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti thekson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi se pushteti i kaluar pjesë e të cilit ishte BDI e fshiu diasporën e vendit, duke i regjistruar si popullatë jorezidente, ndërsa sipas tij, më tragjike është se këtë e kanë bërë në mënyrë të paligjshme.

Mexhiti paralajmërojnë kallëzim për ish udhëheqësit e Entit Shtetëror të Statistikave

Sipas tij, me abrogimin e metodologjisë, një diskriminim i tillë ndaj diasporës më nuk do të bëhet.

“Diaspora e ndërtoi vendin dhe është një infuzion i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për qytetarët këtu. Ndërsa pushteti i kaluar i fshiu duke i paraqitur ato si jorezident. Ajo që është më tragjike, këtë e kanë bërë në mënyrë joligjore prandaj ne e dënojmë këtë akt rreptësishtë dhe po ashtu do të paraqesim në Prokurori për të ngritur aktpadi për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin që kanë shkelur ligjin për ta fshirë diasporën e vendit duke e paraqitur si jorezident”, tha Izet Mexhiti, zv. kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments