9.4 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti, tani kërkon edhe Taravarin,...

Izet Mexhiti: BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti, tani kërkon edhe Taravarin, por VLEN do të fitojë zgjedhjet lokale(video)

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma kritikoi BDI-në për përpjekjet e saj për të grumbulluar sa më shumë parti rreth vetes në prag të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe Arben Taravari

“BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti politike. Pas Selës, Dudushit dhe të tjerëve, tash e kërkon edhe Taravarin që të jenë konkurrentë në skenën politike e në veçanti në zgjedhje lokale,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se BDI, që gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhjet lokale, tani po kërkon përkrahje më të gjerë. “Asnjëherë nuk ka ndodhur që BDI të shkojë si koalicion në zgjedhje lokale, çdoherë ka shkuar e vetme. Por unë me plot bindje e them se VLEN do të jetë fitues absolut në zgjedhjet lokale,” u shpreh Mexhiti.

Izet Mexhiti: Taravari kërkoi ndarje për t’u afruar me BDI-në

Mexhiti komentoi zhvillimet brenda koalicionit opozitar shqiptar dhe pozicionimin e Arben Taravarit, duke aluduar në prapavija të mundshme politike për afrimin e këtij të fundit me BDI-në.

“Ka anketa dhe më vjen keq se kishte një percepcion se BDI më nuk do të kthehet edhe gjatë kohë në pozitë, madje të mos ekzistojnë nëse nuk reformohen. Por dikush po shihet se i ka pasur borgj BDI-së. Duke e ditur këtë, Taravari nuk e ruajti unitetin, por deshi të shkoj me lista të ndara që të gjej arsye të shkoj te BDI,” deklaroi Mexhiti.

Ai la të kuptohet se ndarja nuk ishte rastësore, por pjesë e një skenari për ta legjitimuar kalimin e Taravarit në anën e kundërshtarit politik.

Mexhiti: Nuk pranova ofertën e BDI-së për të braktisur VLEN-in, atë që s’e arritën me mua, e arritën me Taravarin

Mexhiti mes tjerash tha se Bashkimi Demokratik për Integrim ka tentuar të minojë unitetin e koalicionit VLEN përmes ofertave për bashkëpunim.

“Do e them publikisht që oferta e BDI-së së pari ka qenë që unë të braktis VLEN-in, por unë nuk ua përmbusha misionin e tyre që ta shkatërrojnë VLEN-in,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se pas dështimit me të, BDI po përpiqet të tërheqë Arben Taravarin. “Atë që nuk arritën me mua, e provuan me Taravarin, dhe është mirë që Taravari të jetë i sinqertë me anëtarësinë duke i treguar që po shkon me BDI-në,” theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments