0.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeIZET MEXHITI-BDI / Paralajmëron partitë maqedonase: Nuk do të ketë qeveri pa...

IZET MEXHITI-BDI / Paralajmëron partitë maqedonase: Nuk do të ketë qeveri pa fituesin tek pala shqiptare

Deklarate e Izet Mexhitit:
BDI: Shqiptarët e përcaktojnë përfaqësuesin e vet në Qeveri, e jo sojuzat e kancelaritë

Dje në vend që të përgëzonim bashkimin e madh të partive të vogla shqiptare, fatkeqësisht konstatuam defaktorizimin e sërishëm të votës shqiptare nga po këto parti. Shprehim keqardhje për dështimin e unifikimit të partive të vogla shqiptare të cilat nuk arritën të bëhen bashkë për arsye të interesave të ngushta personale.
Ky veprim i këtyre partive është në kundërshtim me interesat shqiptare dhe paraqet përpjekje dëshpëruese për të gjetur shpëtim në skenën politike.
Shkrirja e ashtuquajtur sojuz e Besës në LSDM është interes i tyre partiak dhe vendim i kryesuesve të këtyre partive.
Gjithashtu, në paralajmërimin e djeshëm të sojuzit dhe në naracionin e vazhdueshëm të partive politike maqedonase, flitet për shantazhin që Bashkimi Demokratik për Integrim ia bën partive maqedonase për të drejtat e shqiptarëve.
Të dyja partitë maqedonase nuk dallojnë dhe thonë që nuk do të lejohet shantazhimi i koalicionimit nga ana e BDIsë për të drejtat e shqiptarëve dhe kërkojnë votën e qytetarëve që mos të kushtëzohen nga BDI.
Përveç që kërkojnë votën e maqedonasve, ato po kërkojnë edhe partner shqiptar që mos të lejojnë shantazhimin.
Fatkeqësisht, u gjetë edhe një parti margjinale shqiptare që u shkri në naracionin e parandalimit të shantazhit të partive maqedonase nga ana e shqiptarëve, e që është kushtëzim për drejtësi joselektive, për vende pune për shqiptarët, për zhvillim ekonomik në zonat shqiptare e kështu me radhë.
Po, e vërtetë është, ne i kushtëzuam partitë maqedonase për ta ndryshuar emrin e shtetit, për ta ndryshuar kushtetutën, për tu bërë pjesë e NATO dhe BE, për ta bërë këtë shtet dygjuhësor, për të patur shqiptar Kryetar Kuvendi, për të arritur marrëveshje me Bulgarinë, për veting, për vende pune për shqiptarët, për avansim të administratës dhe të tjera.

Ky kushtëzim i joni e solli vendin në NATO, në prag të BEsë si dhe të barazisë etnike.

Por, ky kushtëzim progresiv paska detyruar partitë maqedonase të kërkojnë dhe të gjejnë parti margjinale shqiptare e cila pranon koalicion pa kushte nga etja për pushtet.

Ne si partia më e madhe e shqiptarëve dhe gardian i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë, kemi për detyrë ti mbrojmë të drejtat e shqiptarëve dhe prandaj Qeveri në këtë vend nuk mund të ketë pa fituesin shqiptar në zgjedhje demokratike.

Përfaqësuesin shqiptar në Qeveri e përcakton vullneti i shqiptarëve e jo vullneti i sojuzave dhe kancelarive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments