10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: BDI ka nevojë për reforma, jo për bojkot të zgjedhjeve

Izet Mexhiti: BDI ka nevojë për reforma, jo për bojkot të zgjedhjeve

BDI-ja nuk ka arsye për bojkot të zgjedhjeve lokale dhe kjo nuk do t’u pëlqente ndërkombëtarëve, thotë zv.kryeministri Izet Mexhiti. Sipas tij, bojkoti vetëm se do të dëmtonte partinë e Ahmetit. Zgjedhjet lokale, thotë Mexhiti, do të jenë terren për të dëshmuar legjitimitetin.

“Ata që mundohen me çdo kusht për të krijuar kriza të ndryshme politike, mendoj se kanë krizë si BDI për shkak të mungesës së platformës, programit, vizionit, duke u munduar me lajme gjysmë të vërteta ose të rrejshme vazhdimisht të krijojnë tension. Megjithatë qytetarët kanë filluar ta kuptojnë se atë që e thotë BDI-së është e pavërtetë dhe mendoj se është koha t’i kthehen vetvetes, ta reformojnë vetveten dhe të jenë konkurrent. Për ndryshe nuk do të jenë konkurrent në skenën politike dhe atëherë nuk kanë edhe pse dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare. E para, bojkotin nuk e përshëndet as BE-ja dhe as partnerët tjerë strategjik dhe e dyta nuk kanë asnjë arsye se përse të bojkotojnë. Nëse gjithë kohën kërkojnë legjitimitet, ja ku janë zgjedhjet në të cilët do të mundet të matemi. Gjithë kohën kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe tani që ofrohen zgjedhjet ata paralajmërojnë bojkot”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments