Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se ligji për branitellat është tendencë e LSMD-së dhe BDI-së për ta destabilizuar situatën dhe shtoi se, e bëjnë për të shpëtuar lëkuren e tyre dhe për t’i ikur përgjegjësisë, përcjell TV21. Mexhiti tutje potencoi se, ligji për “branitellat” nuk vjen nga Qeveria por prej LSDM-së që siç thotë, luftonte për konceptin qytetarë. Kjo është ndër 4-5 tendencat e BDI-së dhe LSDM-së për ta destabilizuar situatën. Bëjnë gjithçka, luajnë edhe me gjuhën, edhe UÇK-në, edhe me ndjenjat kombëtare, fetare. Krejt kjo për të shpëtuar lëkurën e vet dhe t’i ikin përgjegjësisë. Ne bisedojmë si partner brenda Qeverisë dhe kjo iniciativë nuk vjen nga Qeveria, por vjen nga një LSDM e cila deri dje ka luftuar për konceptin qytetar. Brenda rradhëve të veta ka edhe votues dhe anëtarë shqiptar, ka funksionarë shqiptar dhe e njejta LSDM tash pas 8 viteve i kujtohet të propozon ligj për “branitellat”, duke e ditur që kjo nuk mund të kalojë, por vetëm për të krijuar destabilizim të situatës politike. Edhe një herë dua ta rrumbullaksoj që ky ligj nuk kalon”,tha Mexhiti. Mexhiti përfundoi se, ky ligj nuk kalon