Artan Grubi nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri, pohoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Izet Mexhiti. Funksionari qeveritar deklaratën e këtillë e ka dhënë për televizionin shqiptar “Ora news“.
Mexhiti, i cili si pjesëtar i Koalicionit Vlen është rival politik i Koalicionit Fronti evropian të cilit i përkiste Artan Grubi, ka thënë edhe se oponentët e tij po e plotësojnë “listën e zezë”.
“Por nuk është me rëndësi ajo. Me vet ikjen ka dëshmuar fajësinë e tij. Edhe vet e di për shkeljet ligjore që i ka bërë, prandaj edhe ka ikur. Mendoj që sot, nesër, pasnesër, një ditë duhet të ballafaqohet me drejtësinë”, ka deklarua Mexhiti.
https://www.youtube.com/watch?v=184JXgLK79M&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftelegrami.mk%2F&source_ve_path=MjM4NTE