28.7 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: 205 milionë euro për spitale të reja dhe investime në...

Izet Mexhiti: 205 milionë euro për spitale të reja dhe investime në vendbanimet shqiptare

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se qeverisja e re e VLEN-it po sjell projekte konkrete dhe të prekshme për qytetarët, duke theksuar investime madhore në shëndetësi dhe infrastrukturë lokale.

“Takimet koordinuese me ekipin qeveritar të VLEN-it janë të rregullta dhe thelbësore për mbarëvajtjen e punës sonë”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se para mbledhjes së fundit të Qeverisë zhvilloi një takim me ministrat, zëvendësministrat dhe bashkëpunëtorët politikë të koalicionit.

Ai theksoi se vendimmarrja e këtij ekipi bazohet në interesin publik, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm. “Nuk bëjmë politikë ditore, ne kemi projekte strategjike që tashmë janë në lëvizje”, tha Mexhiti.

Sipas tij, në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme:
• “Miratuam informacionin për rekonstruktimin dhe ndërtimin e dy pavijoneve të reja në Spitalin e Tetovës, ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe modernizimin e spitalit në Shtip. Ky është një investim prej 205 milionë euro që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën spitalore dhe do të mundësojë digjitalizimin e sistemit shëndetësor”, deklaroi Mexhiti.
• Ai shtoi se është miratuar edhe projekti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Luboten dhe Lubanc të Komunës së Butelit, me një investim prej 110.5 milionë denarësh, duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve në zonat rurale.
• Po ashtu, tha ai, u miratuan edhe projektligji për Medresenë dhe projektligji për Lojërat e Fatit, si pjesë e angazhimit të Qeverisë për çështje që kanë qenë të bllokuara prej vitesh.

“Koordinime si ky i sotmi janë garanci se zëri i shqiptarëve është i pranishëm dhe vendimtar në çdo nivel. Vazhdojmë me transparencë, seriozitet, vizion dhe përkushtim të plotë. Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN”, deklaroi në fund Izet Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments