Kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, në “Click Plus” tha se nuk është e kënaqur me efektin e punës së Komisionit të Antikorrupsionit.
“Kemi ankesa nga qytetarët për vendimet e gjykatave. Ankesat se gjyqtarët janë sjellë në mënyrë të pamoralshme dhe duhet të vendosë Këshilli Gjyqësor, ne vetëm mund të bëjmë ankesë atje. Është në kompetencën tonë të ndërmarrim të gjitha veprimet për parandalimin e korrupsionit”.
“Nuk jam e kënaqur me efektin, sepse fjala jonë nuk është përfundimtare, nuk varet tërësisht nga ne, por rekomandimet tona i përcillen të gjitha institucionet e tjera dhe pastaj duhet të veprojnë”, tha Ivanovska.
Ajo gjatë emisionit tha se Komisioni ka shumë pak të punësuar dhe mendon se duhen rreth 116, ndërsa janë diku rreth gjysma e tyre. /TV21/