2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIvanovska: Administratës shtetërore nuk i duhen njerëz nga partitë politike por njerëz...

Ivanovska: Administratës shtetërore nuk i duhen njerëz nga partitë politike por njerëz të kualifikuar

Shteti i Maqedonisë është duke hyrë në një fazë politike aspak të sigurtë drejt BE-së, sepse shenjat e negociatave me Bullgarinë tregojnë së proceset euro-integruese do të vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Kuadri i integrimit evropian, jo vetëm si një kornizë teknike për zbatimin e rregullave dhe përmbushjen e standardeve, por ka kërkuar që në Maqedoni të krijohet një klimë e luftës kundër korrupsionit.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska tha në një intervistë televizive, se qytetarët duhet të kenë vetë vullnet për ta ndryshuar shtetin e jo gjithmonë të presin nga BE.

“Ajo që na shqetëson në vend është korrupsioni. Le ta lëmë Evropën mënjanë. Ne jemi ata që jetojmë këtu dhe duhet të jemi më të ndërgjegjshëm dhe të mos biem nën ndikimin e korrupsionit. Korrupsioni po përhapet në të gjithë shoqërinë dhe anketat tregojnë se ai është problemi numër një për qytetarët. Ne duhet vet ta rregullojmë vendin tonë dhe për këtë nevojitet pak vullnet nga ne dhe jo BE-ja, e cila tashmë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në aktivitetet kundër korrupsionit”, tha Ivanovska.

Për punën e Qeverisë, Ivanovska thotë se rezultatet dhe vlerësimi përfundimtar do të dihen në fund të vitit kur do të shohim se sa është zbatuar strategjia kombëtare dhe rekomandimet e KSHPK-së për të luftuar korrupsionin.

“Fakti që dy sekretarë të përgjithshëm të qeverisë janë në procese korrupsioni është i keq nga njëra anë, por nga ana tjetër është i mirë sepse tregon se janë zbuluar dhe ndjekur penalisht. Problemi në politikën tonë është se të gjithë zyrtarët bëjnë qeveri të vogla nga kabinetet e tyre. Këta janë shumë njerëz që sillen nëpër ministri nga jashtë në kushtet kur në vetë ministritë ka numër të mjaftueshëm të të punësuarve”, tha Ivanovska.

Sipas saj, nëpër ministri nuk ka nevojë për njerëz partiak por për njerëz të kualifikuar dhe me përgjëgjësi për detyrat që ju ngarkohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments