Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj sot ka dhënë deklaratë në polici në lidhje me padinë e ngitur na Presidenti i malazez, Jakov Millatoviq.
Ivanaj është thirur në policinë e shtetit për arsye të një artikulli të botuar në media në të cilin ka shprehur qëndrimet e tij politike lidhur me veprimet e Presidentit, në veçanti përpjekjet e tij për të penguar zhvillimin e Malësisë.
“Ftesen për të dhenë deklaratë në polici për qëndrime politike, e kam kuptuar si presion nga ana e presidentit dhe tentativë e tij për të na disiplinuar. Mirëpo, jo presidenti i Malit të Zi, por
nuk ka forcë, e as bir nane, që mund të na ndalë në mbrojtjen e Malësisë dhe të popullit tonë. Përkundrazi, veprimet e këtilla na motivojnë edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë drejt barazisë, drejtësisë dhe zhvillimit”- ka shkruar Ivanaj.
Ja postimi plotë:
Sot, kam dhënë deklaratë në polici në lidhje me një padi të ngritur nga Presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq. Arsyeja e kësaj ftese është një artikull i botuar në media, në të cilin kam shprehur qëndrimet e mia politike lidhur me veprimet e Presidentit, në veçanti përpjekjet e tij për të penguar zhvillimin e Malësisë.
Presidenti Millatoviq ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për tatimin mbi patundshmërinë – një ligj i cili do të sillte përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Malësisë dhe do të kontribuonte në zhvillimin e kësaj treve. Ky veprim është një shembull i qartë i politikave përjashtuese dhe diskriminuese që, për fat të keq, kanë qëllim pengimin e zhvillimit të vendit tonë.
Ftesen për të dhenë deklaratë në polici për qëndrime politike, e kam kuptuar si presion nga ana e presidentit dhe tentativë e tij për të na disiplinuar. Mirëpo, jo presidenti i Malit të Zi, por
nuk ka forcë, e as bir nane, që mund të na ndalë në mbrojtjen e Malësisë dhe të popullit tonë. Përkundrazi, veprimet e këtilla na motivojnë edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë drejt barazisë, drejtësisë dhe zhvillimit.