8.3 C
Tetovo
E premte, 7 Nëntor, 2025
BallinaKurioziteteItalia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025

Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025

Njëqindvjeçarët po rriten me një ritëm mbresëlënës në Itali, me mbi 2,000 njerëz që arrijnë moshën 100 vjeç në vitin 2025.Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Italian i Statistikave (Istat), Italia tani ka 23,548 banorë të moshës 100 vjeç e lart, krahasuar me 21,211 në vitin 2024. Njëqindvjeçarët janë dyfishuar që nga viti 2009, tregojnë të njëjtat të dhëna.

Nga italianët që mbushin moshën 100 vjeç këtë vit, 82.6% janë gra. Gratë gjithashtu kryesojnë në numrin e atyre me mbi 105 vjeç, dhe superqindvjeçarëve, që do të thotë ata mbi 110 vjeç.Rritja e popullsisë së njëqindvjeçarëve vërehet edhe në shumë vende të BE-së. Në fakt, deri në vitin 2050, ata mbi 100 vjeç pritet të rriten në pothuajse gjysmë milioni, krahasuar me 96,600 në vitin 2019. Italia, së bashku me Francën dhe Greqinë, ka përqindjet më të larta të njëqindvjeçarëve për frymë në Evropë.

Zonat me përqendrimin më të lartë të njëqindvjeçarëve

Rajoni i Molise-s në Italinë jugore kryeson listën e njëqindvjeçarëve për frymë, i ndjekur nga Lugina e Aostës dhe Liguria. Sardenja, me përqendrimin e saj të lartë të njëqindvjeçarëve, konsiderohet si një nga të ashtuquajturat “zona blu”, ose rajone të botës me jetëgjatësi të madhe. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments