2.9 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeIsmet Ramadani e tha por nuk përmendi emra : Intelektualët prorusë e...

Ismet Ramadani e tha por nuk përmendi emra : Intelektualët prorusë e kanë rrëzuar Zaevin dhe po bëjnë dëme të mëdha

lajmi interaktiv

Ismet Ramadani nuk sqaroi se kush janë intelektualët prorus që e rrëzuan Zaevin.Mbeti dilema a janë nga Maqedonia brenda LSDM ose në Qeveri ,në këtë mish-mash të deklaratës mund të dyshohet mbase edhe nga ndërkombëtarët klençka është përdorur…në FB diku ishte një koment mbase ishte prezent Menduh Thaçi edhe Ismet Ramadani u trimërua në deklarata …por shprehja deletrash…nënkupton e lënë në gjysëm që lë të dyshosh Prorus a janë tanët a të atyre ….Këto deklarata në Kosovë vlersohen si As me shehër as me Barilev…ndërsa në Maqedoni stili veç më tash i njohur i dy fytyrave që nuk skuqen nuk mërziten për opinionin shqiptar çfarë u thuajnë si shkolla amtoreske e titulluar Naiva e Gv…Albert.Musliu e Lulzim Haziri e njëjta vijë dhe firmë njëri “analistë” dhe tjetri në komisionet e kulturës…që bëri gërdi ndaj kulturës shqiptare në ndarje kulaçi të përqindjes shqiptare….në Tetovë këtyre deklaratave u thuajnë …çentë lehin tajmi mu drit terma …grupi i mori.. paret e popullit (populli është taksapaguesi )…

==============================

lajmi aktiv që qarkullon

Ish-deputeti Ismet Ramadani sonte në revistën debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se intelektualët pro-rus e kanë rrëzuar ish-kryeministrin Zoran Zaev, si dhe se po bëjnë dëme të mëdha.

“Nëse shikoni emisione debati në televizionet maqedonase, ata thërrasin intelektualë, gjeneralë në pension, ekspertë e kështu me radhë, dhe shihni hapur se si mbizotëron Putinizmi, le të thërrasim brohoritje të hapur për Putinin. Këta intelektualë po bëjnë dëm të madh, mendoj se e shkatërruan Zaevin”, tha Ramadani.

P.s Menduh Thaçi dhe Ismet Ramadani (PPDSH +PPD ??) në të njëjtin emision bashkarisht interesant?!Është viti 1993…ose Ismet Ramadani ka haru ose Menduh Thaçi ka haru …Komenti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare,shkëputje nga libri i

Leonidha Mërtiri*

INFORMON AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE

Komenti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, transmetuar përmes faksit, më ra si bombë. Lexoja dhe nuk mund t’u besoja syve. Po e riprodhoj të plotë atë:

“Burime të mirinformuara bëjnë të ditur se tani së fundi disa pushtetarë maqedonas po përdorin mjete presioni, shantazhi dhe dhune ndaj shqiptarëve në Maqedoni, që ata të mbajnë në krye të forcave të tyre politike elementë të diskredituar të tipit Halili, Emini, Nesimi e të tjerë, të cilët kanë qenë një hallkë si në kurthin e armëve, të organizuar nga shërbimet sekrete të Ushtrisë Popullore Jugosllave, ashtu dhe në burgosjen e njerëzve të pafajshëm në Maqedoni.

Këta pilatër janë gjithashtu përgjegjës për bllokimin e jetës demokratike të Partisë më të madhe politike të shqiptarëve të Maqedonisë, ata janë autorët e konfuzionit në kërkesat e drejta të shqiptarëve, konfuzion të cilin padronët e tyre e kanë përdorur dhe e përdorin me dhelpëri të madhe kundër interesave të shqiptarëve.

Tani, pasi realizuan me ta krimin monstruoz, në të cilin pati edhe të vdekur, në burgje, ata kërkojnë t’i mbajnë përsëri në ofiqet që kishin për të vazhduar shërbimet e tyre.

Loja me kukulla dhe të shitur, që Beogradi ka luajtur prej kohësh me pllanat, zenelat dhe tërnavcat në Kosovë, cekat, imamët, çupët në Shqipëri, halilët, eminët e nesimët në Maqedoni, është sa e turpshme aq edhe e diskredituar dhe e dështuar.

Ish majorë dhe kolonelë të shërbimit të fshehtë mund t’i përfaqësojnë vetëm ata të cilët i paguajnë, por kurrë interesat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve.

Qarqet e Beogradit duhet të kenë të qartë se me shqiptarët asgjë s’mund të zgjidhësh nëpërmjet kuislingëve të tyre, por vetëm me përfaqësuesit legjitimë, të cilët gëzojnë besimin si të shqiptarëve ashtu edhe të forcave dhe opinionit demokratik ndërkombëtar.

Të luash me të shiturit e popullit tjetër do të thotë të ndjekësh një politikë bizantine mesjetare, aq më tepër kjo në rastin e shqiptarëve, të cilët ashtu siç e kanë të zhvilluar virtytin e besnikërisë ndaj idealit ndërkombëtar, kanë të zhvilluar edhe përçmimin ndaj kuislingëve dhe puthadorëve”.

Dy ditë më pas, autorët e komentit, shtuan dhe dy emra të tjerë kuislingësh, sipas tyre.

Nevzat Halili kuisling, puthador, pilat? Si është e mundur? Dhe tërë këto epitete! Si përfundoi kështu, sipas komentit, ky patriot, që me guximin e tij, kur të tjerët hezitonin, në situatë tepër të vështirë, në Kuvendin e parë, të rrethuar nga policia, përballë masave represive të pushtetit, u vu në krye të Partisë për Prosperitet Demokratik në atë mesprilli të vitit 1990. Kuisling?! Vështirë ta besojnë njerëzit. Atë mund ta kritikosh për veprime të nxituara, herë-herë për konfuzion në kërkesat për të drejtat e shqiptarëve, ndonjëherë dhe për mbivlerësim të opinioneve të veta. Nga dhe si vinin këto të dhëna të tjera për t’i veshur atij dhe kolegëve epitetet e mësipërme? Kjo krijoi një farë pështjellimi te njerëzit, veçanërisht tek ata që kishin admirim për të, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë.

Sipas Komunikatës së PPD-së, “kualifikimet në këtë koment nuk përkojnë me realitetin, janë të paargumentuara, të pabaza dhe nuk çojnë drejt stabilizimit të situatës në PPD dhe më gjerë”. Edhe Arbër Xhaferi, politikan dhe intelektual i kthjellët, në mbledhjen e nëndegës së Kamjanit të Tetovës, interesit të të pranishmëve rreth komentit, iu përgjigj se “stili i tij mund të ishte më i butë”, duke iu shmangur sqarimeve të mëtejshme. Prof. dr. Zekiria Cana, patriot i nderuar dhe i respektuar për veprimtarinë aktive politike dhe patriotike, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Maqedoni e Shqipëri dhe matanë kufijve të tyre, është më i drejtpërdrejt ndaj këtij komenti: “Vlerësim i papeshuar i ATSH-së. Nevzat Halili nuk është i përkryer, mund të ketë të meta si çdo njeri, por ai me Mithat Eminin e Sami Ibrahimin nuk janë plangprishës si Basri Pllana, Halit Tërnavci e ndonjë tjetër. Kohë e ngritjes së bishtave. Kohë kur edhe baballarëve të kombit u trazohen eshtrat në varr…”.

Kurse vetë Nevzat Halili, publikisht i drejtohet opinionit: “Në qoftë se dhe një për qind e asaj që thuhet në koment ka diçka të vërtetë për mua…, sot apo kurdoherë tjetër, në çdo moment e vend do të kisha nënshkruar me të dy duart dënimin tim me varje në cilindo shesh të qyteteve ku jetojnë shqiptarët në trojet e tyre etnike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments