Ish deputeti Ismet Ramadani si mysafir në TV 24 tha se Bujar Osmani po e jep maksimumin për të mirën e Maqedonisë në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë.
“Duke pasur parasysh se Bujar Osmani është shqipar ndoshta futet me më pak emocione, por bën kujdes që të mos gabojë në raport me maqedonasi dhe të mos i vendosë në pozitë të pakënaqshme në zgjidhjen e problem me Bullgarinë. Në raport me gjuhën ne nuk dallojmë, ne jemi popuj të cilët me shekuj luftuam të jemi të lirë dhe të kemi të drejt”, thotë Ramadani.