8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIsh-ushtari i UÇK-së arrestohet në Maqedoni me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ish-ushtari i UÇK-së arrestohet në Maqedoni me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se një shtetas kosovar, Blerim Ramadani, është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Qehaja, thuhet nga njoftimi i MPDJ-së, se ka ndërmarrë veprime intensive për trajtimin e këtij rasti.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së. Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments