Mbështetësit e Donald Trump, të inatosur nga vendimi i Gjykatës Federale në Manhatan për të shpallur fajtor ish-Presidentin për shkak se “bleu heshtjen” e yllit të pornografisë, Stormy Daniels, kanë vërshuar me komente në mbështetje të tij.
Në faqet e rrjeteve sociale pro-Trump madje është bërë thirrje për trazira dhe hakmarrje. Sipas një analize të Reuters mbështetësit e tij kanë postuar dhjetëra mesazhe të dhunshme, në tre faqet e internetit të lidhura me ish-presidentin.
Disa madje kërkojnë që të sulmohet anëtarët e jurisë që e shpallën fajtor, apo edhe ekzekutimin e gjyqtarit Juan Merchan. Nuk mungojnë thirrjet as për një luftë të drejtpërdrejtë civile dhe kryengritje të armatosur.
Për këtë çështje ndërhyri edhe Rusia. Sipas Kremlinit, gjyqi tregon se Shtëpia e Bardhë po “eliminon rivalët e saj politikë” me çdo mjet. “Fakti që një eliminim de facto i rivalëve politikë me të gjitha mjetet e mundshme legale dhe të paligjshme po ndodh atje është i qartë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndërkohë, pas vendimit organizatorët e fushatës së Trump mblodhën një rekord prej 34.8 milionë dollarësh në donacione. Shuma e mbledhur në më pak se 24 orë tregon se si financuesit e Trump nuk duket aspak të frikësuar dhe të dekurajuar nga vendimi i jurisë së Nju Jorkut, por po e kthejnë vendimin në favor të tyre./