8.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaIsh-presidenti i Hondurasit arrestohet me kërkesë të SHBA-ve

Ish-presidenti i Hondurasit arrestohet me kërkesë të SHBA-ve

Policia e Hondurasit ka arrestuar ish-presidentin Juan Orlando Hernandez, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij, shkruan Al Jazeera.

Hernandez u arrestua pas tri javëve, pasi braktisi funksionin e presidentit pas më shumë se një viti akuza nga gjykata amerikane, për lidhjet e tij me tregtinë e drogës, transmeton Telegrafi.

Gjykata në Honduras ka lëshuar urdhër-arrestin për Hernandezin (2014-2022), ekstradimin e të cilit SHBA-të e kërkuan nën akuzat për tregti me drogë, ka njoftuar zëdhënësi i gjykatës së Hondurasit.

Gjykata është ajo që vendosë nëse do të lëshohet urdhër-arresti, dhe për një gjë të tillë janë urdhëruar autoritetet kompetente, tha ndër tjera zëdhënësi gjatë një konference për media.

E rreth 600 policë rrethuan shtëpinë e Hernandezit, kur SHBA-të ia dorëzuan autoriteteve të Hondurasit kërkesën për ekstradim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments