5.5 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajmeIsh presidenti bullgar Plevneliev: Serbia nuk do të lejojë Maqedoninë të anëtarësohet...

Ish presidenti bullgar Plevneliev: Serbia nuk do të lejojë Maqedoninë të anëtarësohet para tyre në BE

Ish presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, në një intervistë për BTV ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë asnjëherë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para tyre, dhe para se të rregullojnë pozitën e tyre gjeopolitike, e kjo e fundit sipas tij, është e copëtuar mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia do të bëjë gjithçka që mundet që të pengojë procesin e bisedimeve për hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian para se ta bëjnë vet këtë. E shohim se vet Serbia ende po lëkundet mes orbitave të Rusisë dhe Evropës”, deklaroi Plevneliev.

Sipas tij, qeveria e RMV-së qëndron e varur dhe situata e saj nuk është e lehtë. Për këtë, pozita bullgare duhet të jetë ndihmë për eurointegrimet e RMV-së.“Duhet të kemi politikë balansuese, ne në Bullgari duhet të kemi kujdes të mos bëjmë provokime. Duhet të sillemi si të rritur, duhet ta dijmë se është luftë e vështirë të heqim dorë nga e kaluara fashiste tito-stalinistike. Për fat të keq, elitat e sotme në RMV ende vuajnë nga kjo”, sqaroi Plevneliev i cili ishte president i Bullgarisë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments