SIGURIM PERSONAL EDHE PËR GJASHTË MUAJ SIPAS VLERËSIMEVE TË ASK-së
Pas vlerësimeve të bëra të sigurisë, ish-Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, I është vazhduar edhe për gjashtë muaj sigurimi personal, edhe pse tashmë nuk është në funksion.
Ish-Ministri Venko Filipçe në një deklaratë për “Fokus”, ka përgënjeshtruar informacionet që u plasuan në opinion, për gjoja kërcënime për jetë.
VENKO FILIPÇE PËR “FOKUS”
“Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime për jetën, e as që kam kërkuar sigurim dhe vozitës. Sigurimi është vazhduar për gjashtë muaj, sipas vlerësimeve të Agjencisë për Siguri Kombëtare”
Nëse nuk ka kërcënime për sigurinë, atëherë cka I duhet Filipçes sigurimi shtetëror – kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja.
VMRO-DPMNE
“Është mirë që Qeveria të del me llogari të saktë se sa do t`u kushtojë qytetarëve siguria e Venko Filipçes. Në çfare baze i është ndarë sigurimi kur personalisht deklaron se nuk ka kërcënime për sigurinë”
Pas katër viteve si Ministër I Shëndetësisë, gjysma e të cilëve kaloi në përballje me pandeminë, Venko Filipçe iu kthye profesionit si neurokirurg, kurse vendin e tij si Ministër I Shëndetësisë e mori Bekim Sali nga Alternativa.