25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeIsh-krerët e UÇK në burg/Rama: Faqe turpi e KE, gjeni kurajon dhe...

Ish-krerët e UÇK në burg/Rama: Faqe turpi e KE, gjeni kurajon dhe kërkoni falje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Gjykata e Hagës është krijuar në bazë të raportit të Dick Martyt për të cilin tha se është plot me gjepura.

“Dhe si e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale. Edhe hetime pse hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi.’, tha Rama në konferecën e përbashkët…. Pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ai tutje kërku nga Këshilli Evropain që të kërkojë falje për këtë.

“Zero përqind të trafikimit të organeve njerëzore. Kërkojmë t’i themi botës që kjo ishte maskaradë. Përmes një sasie balte të hedhur ndaj të gjithë vendit dhe një shteti të pavarur si është Kosova dhe LANÇ. Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve që ka pasur trafik të organeve njerëzore nga udhëheqja e kësaj ushtrie që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi. Askush nuk duhet të përpiqet ta përshtjellojë në mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të KE dhe KE duhet të gjejë kurajën të dalë përballë dhe të thotë na falni. Sepse institucionet kaq demokratike nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.”, tha Rama.

“Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe e koalicioneve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik tw Sllobodan Millosheviqit dhe krejt papritur të hidhen në thellësitë e mediave dhe plehrave gazetareske. Kjo ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KE. /21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments