Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, tha se në skandal do ta rrëzojë Lajçakun. “Skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini.
“Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën”, theksoi Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.