1.8 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeIsh i burgosuri politik Prof.Dr Isak Sherifi ,bëhet pjesë e Aleancës për...

Ish i burgosuri politik Prof.Dr Isak Sherifi ,bëhet pjesë e Aleancës për Shqiptarët

Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka prezantuar një prurje të re në parti.

“Mirë se vjen në Aleancën për Shqiptarët, profesor Isak Sherifi.

Prof. Dr. Isak Sherifi, është një figurë e njohur në fushën politike dhe akademike, i burgosur politik që në moshën 16-vjeçare, i cili angazhimin e tij e ka filluar herët në çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe komunitetin. Gjatë karrierës së tij, ka shërbyer si këshilltar komunal dhe ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të ndjerë të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi.

Sot, ai është profesor universitar dhe mban titullin akademik profesor ordinar në Universitetin e Tetovës, dhe vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe politikës. Profesor Isaku është një vlerë e shtuar për Aleancën për Shqiptarët.”, ka shkruar Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments