15.1 C
Tetovo
E shtunë, 15 Mars, 2025
BallinaLajmeIsen Shabani ndan rrugët me Selën? Do të kandidojë si i pavarur...

Isen Shabani ndan rrugët me Selën? Do të kandidojë si i pavarur për Vrapçishtin

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani synon mandatin e tretë për këtë komunë, por kësaj here do të dalë në garë si i pavarur. Po a nënkupton kjo se Shabani po ia kthen shpinën Ziadin Selës? Ja çfarë tha për TV21:

“I pavarur po. Për të tjerat ende nuk kam qëndrim, do të shohim ditët në vijim si do të rrjedhin punët”, tha Shabani për TV21.

Isen Shabani është nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që është pjesë e Frontit Europian. Se a do të kalojë në taborin tjetër, ASh-në e Arben Taravarit në VLEN, kjo ende nuk dihet dhe mbete të shihet se çfarë lëvizjes do të bëjë Shabani. Zgjedhjet lokale priten të mbahen në tetor të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments