-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO nxit tensione...

“Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO nxit tensione dhe destabilizim” – thonë nga ASh – Sela

Për situatën në Kishën në Toplicë, kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Frontin Europian, transmeton TV21.

Nga atje thonë se Isen Shabani ka ndaluar punimet ilegale, por se tensionet janë duke u krijuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Reagimi i plotë i ASh-së:

“Dalldisja e Qeverisë monoetnike dhe antishqiptare, për të mbjellur kryqa e kisha në çdo vendbanim, duke uzurpuar pronë publike dhe pa leje e dokumentacion të nevojshëm, është një nga format më të rrezikshme që cënojnë marëdhëniet ndëretnike dhe shkaktojnë tensione në vend.

Pasi Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe inspektorati komunal ndaluan punimet ilegale dhe uzurpimin e tokës në afërsi të kishës së Gallatës, VMRO ka mobilizuar militantë nga Gostivari dhe kanë bllokuar objektin e Komunës së Vrapçishtit duke kërcënuar dhe rrezikuar edhe kryetarin e komunës.

A është kjo edhe një dëshmi se Mickovski dhe partnerët e tij dëshirojnë me çdo kusht skenare për destabilizim?

U bejmë thirrje t’i tërheqin njerëzit nga objekti i Komunës dhe të ndalin provokimet nga persona të dyshimtë. I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të mos bëjnë rolin e spektatorit, por t’i largojnë uzurpatorët nga komuna.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka mbështetjen tonë të plotë në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e pronës publike dhe rrezistencën ndaj çdo forme të kërcënimit ose presionit nga kushdoqoftë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments