10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIRL: Testet për Covid-19 erdhën në Maqedoni si prodhim holandez për Covid-19,...

IRL: Testet për Covid-19 erdhën në Maqedoni si prodhim holandez për Covid-19, por u zbuluan se janë nga Kina

Testi i shpejtë imunologjik i cili ofrohej në Maqedoni në spitalin “Sistina”, nuk është prodhim holandez si pohohej, por është kinez dhe është ripaketuar në Holandë dhe ofruar si evropian, ndërsa test shtesë për të cilin pohohej se është 92,9 për qind i saktë, sipas ekspertëve është thjesht “mbeturinë”, zbulon IRL – Laboratori i Raportimit Hulumtues Maqedoni.

IRL zbulo se 50.00 teste të Biozek janë importuar në Maqedoninë e Veriut, sipas procesverbaleve doganore, derisa 500 testet e para të brenduara Biozek kanë mbërritur në mes së marsit në spitalin “Axhinadem Sistina” për tetë euro për test.

Në analizën IRL ndan një shembull me një shtetas të Maqedonisë së Veriut Roxher Zekirovski, i cili ka marrë rezultat negativ në një test të këtillë të bërë në klinikën private për vetëm 20 euro, derisa tre ditë më vonë ka vdekur, ndërsa rezultatet zyrtare nga testi pas vdekjes ka treguar se ai ka qenë i infektuar me virusin SARS-Kov-2, i cili e ka shkaktuar Kovid-19. Me testin e këtillë negativ të rremë ai i ka ekspozuar në rrezik familjen e tij dhe të afërmit me të cilët ka qenë në kontakt pasi e ka marrë “teston negativ” të rremë.

Hulumtimi është në bashkëpunim midis IRL Maqedoni, IPRI Itali, MulIpri Media Bivol Bullgari, Krik Serbi, Investiko Holandë, Storje të rëndësishme Rusi dhe Tempo Indonezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments