7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIRI: Besueshmëria e liderëve “fifty fifty”

IRI: Besueshmëria e liderëve “fifty fifty”

 Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gëzon mbështetje më të madhe qytetare se sa oponenti i tij politik lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kështu thonë rezultatet e anketës rajonale të realizuar nga Qendra e hulumtime të mendimit publik pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) nga SHBA-ja, informon gazeta “KOHA”.

Në pyetjen, se cilës parti politike apo personaliteti publik më së shumti i besoni, 8% e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur se i besojnë Zoran Zevit, i pasuar nga Hristijan Mickoski me 7%, përcjell gazeta “KOHA”. Rezultatet e kësaj ankete po ashtu zbulojnë edhe dy aspekte interesante: njëri është se ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski radhitet i treti sipas besueshmërisë me 2%, ndërsa Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela gëzojnë mbështetje të barabartë prej 2%.Mes institucioneve, besueshmëri më të madhe te qytetarët gëzon Armata dhe Presidenti i shtetit. Hulumtimi është realizuar në emër të IRI-t amerikan nga IPSOS –Bosnja mes 2 shkurtit dhe 6 marsit të vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments