15:29, 15/06/2025
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar përsëri për rrezikun që Teherani të ketë armë bërthamore, ndërsa vizitoi vendin e goditjes me raketa iraniane që vrau të paktën katër persona.
“Jemi këtu sepse jemi në një fushatë ekzistenciale, e cila është e qartë sot për të gjithë qytetarët e Izraelit. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte armë atomike për t’i hedhur mbi qytetet izraelite. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte 20,000 raketa të tilla”, tha Netanyahu në një mesazh video nga qyteti i Bat Yam.
Një qëllim i deklaruar i operacionit izraelit është të ndalojë Iranin të zhvillojë një bombë bërthamore.
“Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e qëllimshme të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve. Ne gjithashtu do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’i godasim ata me forcë. Ata do ta ndiejnë fuqinë e krahut tonë”, shtoi ai, shkruan CNN.
Udhëheqësi izraelit u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen udhëzimeve të komandës së frontit të brendshëm kur u jepet urdhër për t’u strehuar brenda, duke thënë: “Kjo do t’ju shpëtojë jetën”.
Vizita e kryeministrit vjen pasi Presidenti izraelit, Isaac Herzog vizitoi vendin e përplasjes për t’u takuar me ekipet e ndihmës së shpejtë dhe banorët