Organizata e Energjisë Atomike e Iranit ka raportuar një rrjedhje radioaktive në uzinën bërthamore të Natanzit, duke thënë se nuk është zbuluar ndotje jashtë impiantit.Izraeli ka nisur të paktën dy sulme në uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz që nga nata e kaluar. Teherani thotë se impianti pësoi vetëm dëme “sipërfaqësore”.Regjimi kriminal dhe i paligjshëm sionist do të ketë një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, me pasoja serioze dhe shkatërruese”, citohet të ketë thënë Komandanti i ri i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour, nga Tasnim, duke shtuar: “Ne do t’i hapim portat e ferrit Izraelit.”
“Krimi i Izraelit për të sulmuar Iranin nuk do të mbetet pa përgjigje”, shtoi Pakpour.