Ministri iranian i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha se vendi i tij do të shënjestrojë bazat ushtarake amerikane në rajon nëse do të ketë një konflikt me SHBA-në, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po humbiste besimin në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore.
Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh që nga prilli, ndërsa Trump po kërkon një marrëveshje që do të kufizonte pasurimin e uraniumit nga Irani.
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha të mërkurën se vendi i tij do të shënjestrojë bazat ushtarake amerikane në rajon nëse SHBA-të sulmojnë të parat.“Disa zyrtarë nga ana tjetër po kërcënojnë me konflikt nëse negociatat nuk japin fryte. Nëse konflikti na imponohet… të gjitha bazat amerikane janë brenda mundësive tona dhe ne do t’i shënjestrojmë ato me guxim në vendet pritëse”, u tha Nasirzadeh gazetarëve, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Raundi i gjashtë i bisedimeve pritet më vonë këtë javë. Trump pretendon se do të mbahet të enjten, dhe Teherani po flet për të dielën, dhe Omani duhet të jetë organizatori.