Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 1.685, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 129 persona.
Në këtë mënyrë është rritur në 1.685 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, njoftoi Jahanpour i cili informoi më tej se me shtimin e 1.028 rasteve të reja numri i rasteve ka arritur në 21.638.
Jahanpour shtoi se nga spitali pas përfundimit të trajtimit janë liruar 7.913 persona.
Covid-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.