22.9 C
Tetovo
E diel, 22 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaIraku: Sulmet e SHBA ndaj Iranit, kërcënim serioz për paqen në rajon

Iraku: Sulmet e SHBA ndaj Iranit, kërcënim serioz për paqen në rajon

Iraku thotë se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e Lindjes së Mesme, shkruan CNN.“Ky përshkallëzim ushtarak përbën një kërcënim të rëndë për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe sjell me vete rreziqe serioze për stabilitetin rajonal”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë irakiane, Basim Alawadi, përmes një komunikate zyrtare.

Ai paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme mund të çojnë në “një përshkallëzim të rrezikshëm me pasoja që mund të tejkalojnë kufijtë e çdo shteti të vetëm, duke vënë në rrezik sigurinë e të gjithë rajonit – madje edhe më gjerë”.

Iraku bëri thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës dhe nënvizoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të kujtojë se “luftërat lënë pas vetëm shkatërrim”, përfundon deklarata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments