16.6 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeInxhinierët e Maqedonisë kërkojnë transparencë nga EVN për çmimet e energjisë elektrike...

Inxhinierët e Maqedonisë kërkojnë transparencë nga EVN për çmimet e energjisë elektrike – dyshime për llogaritje të pasakta

Ju njoftojmë se kemi dorëzuar një Kërkesë për dorëzimin e të dhënave sipas Sistemit Tarifor për shitjen e energjisë elektrike në kompaninë EVN HOME SHPK Shkup, si furnizues universal me energji elektrike.

Në përputhje me Sistemin Tarifor nr. 01-2437/1 të datës 17.11.2023, kërkuam nga EVN dorëzimin e një sërë informacionesh me rëndësi thelbësore për transparencën e procesit të formimit të çmimeve të energjisë elektrike, mes të cilave janë:

Raportet financiare dhe bilancet bruto për vitet 2023 dhe 2024;

Të dhëna për energjinë elektrike të blerë dhe të planifikuar për vitet 2023, 2024 dhe 2025;

Numri i amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe konsumi i tyre në 12 muajt e fundit;

Lidhjet në faqet e internetit ku janë publikuar vendimet e propozuara dhe opinionet e publikut;

Sqarime mbi metodat matematikore të përdorura për formimin e çmimeve dhe koeficientët e zbatuar.

Kjo kërkesë është paraqitur për shkak të dyshimeve për mospërputhje të mundshme në çmimet e publikuara dhe koeficientët në formimin e çmimit të energjisë elektrike, të cilat kërkojnë shpjegim të detajuar dhe kontroll transparent. Qëllimi është të sigurohet një proces publikisht përgjegjës dhe llogaridhënës në përcaktimin e çmimit, që është me interes të lartë publik.

Presim përgjigje të plotë brenda pesë ditëve, njëjtë si afatet e përcaktuara në Sistemin Tarifor për mbledhjen e mendimeve dhe propozimeve nga publiku në lidhje me vendimet e propozuara për çmimet që i merr furnizuesi universal EVN.

KËRKESË PËR DORËZIMIN E TË DHËNAVE SIPAS SISTEMIT TARIFOR

Të nderuar,

Në përputhje me dispozitat e Sistemit Tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga furnizuesi universal dhe furnizuesi në rastet përfundimtare nr. 01-2437/1 të datës 17 nëntor 2023 (në vazhdim Tarifa), kërkojmë të na dorëzoni këto informacione:

Raportet financiare për vitet 2023 dhe 2024, bashkë me të gjitha shtojcat e përgatitura sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të audituara nga auditor i autorizuar;

Bilancet bruto për vitet 2023 dhe 2024;

Informacionet financiare-kontabël të dorëzuara Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitet 2023 dhe 2024;

Të dhënat për energjinë elektrike të blerë dhe planifikimet për blerje për vitet 2023, 2024 dhe 2025;

Të dhënat për numrin e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, përfshirë edhe konsumin e tyre në 12 muajt e fundit për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

Të dhënat e lartpërmendura kërkojmë të na dorëzohen në formë elektronike në format që lejon përpunim të mëtejshëm.

Shtesë, kërkojmë të na paraqiten:

Lidhjet ku janë publikuar vendimet e propozuara me arsyetimin për mënyrën e formimit të çmimeve të shitjes, përfshirë të dhënat mbi të cilat është bërë përllogaritja (në cilën nga faqet tuaja të internetit janë publikuar para 5 dhjetorit të viteve 2023 dhe 2024);

Lidhjet nga faqja e internetit ku janë publikuar mendimet dhe propozimet e pranuara nga personat juridikë dhe fizikë të interesuar për vendimet e propozuara të viteve 2023 dhe 2024, të cilat më pas i keni dorëzuar Komisionit Rregullator për Energjetikë jo më vonë se dy ditë nga dita e pranimit, sipas nenit 14 paragrafi (3) i Tarifës.

Në lidhje me vendimin për formimin e çmimeve të shitjes për ushtrimin e veprimtarisë energjetike të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që furnizohen nga furnizuesi universal EVN HOME SHPK Shkup Nr. 02-1129/2-1 të datës 20.12.2024, dhe për shkak të dyshimeve për gabime të mundshme në koeficientët për të cilët nuk mund të përcaktojmë saktësinë e tyre, kërkojmë shpjegime:

Si janë marrë çmimet e elementeve përllogaritëse në shumën prej 15,1845 den/kWh për kategorinë e konsumatorëve të vegjël, kur çmimi mesatar i përcaktuar është 4,6244 den/kWh, ndërsa koeficientët janë 0,8296?

Si, sipas cilës metodë ose formulë matematikore, janë përcaktuar koeficientët për kategorinë e konsumatorëve të vegjël për katër tarifat e larta dhe tarifën e ulët?

Të gjitha këto të dhëna kërkojmë të na dorëzohen elektronikisht brenda një afati që nuk mund të jetë më i gjatë se pesë ditë nga dita e dërgimit të kërkesës, i njëjtë me afatet e parashikuara për mbledhjen e mendimeve dhe propozimeve nga personat juridikë dhe fizikë në lidhje me vendimet e propozuara që i publikoni në faqen tuaj të internetit në përputhje me nenin 14 paragrafi (2) i Tarifës.

INXHINIERËT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË – IRM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments