4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeInvestimet kineze në Tetovë,Prof.Dr Bardhyl Dauti: Është fatkeqësi, më mirë të ecim...

Investimet kineze në Tetovë,Prof.Dr Bardhyl Dauti: Është fatkeqësi, më mirë të ecim në këmbë se sa ti pranojmë investimet e tilla

Profesori universitar, Bardhyl Dauti zëshëm ka reaguar kundër paralajmërimeve nga autoritetet lokale të Tetovës për investime kineze në transportin publik të Tetovës, raporton indeks.mk

Sipas profesorit në fjalë, kjo gjë nuk na duhet. Mendon se tetovarët e kanë më mirë të ecin në këmbë se sa të pranojnë investime kineze.

“Fatkeqësisht, kështu është kur establishmenti politik dhe administrativ i komunës së Tetovës nuk ka njohuri për menaxhim të Ndërmarjeve Publike Komunale, siç është edhe kjo e “NP Tetova Transport”, dhe i varfëron ato deri në shkallën e nevojës për asistencë financiare nga Kinezët, nga ata që nuk projektojnë rrugën tonë politike në kahje të duhur. Të jetosh në kohën politike të një dinamizmi eurointegrues dhe të promovosh investime potenciale kineze, është fiasko e llojit të vet dhe prapambetje në kohë, ngelje në klasën politike të “shokut Tito”, ka deklaruar profesori Dauti.

Sipas tij, të kërkosh votë mërgimtarësh Tetovarë në Cyrih të Zvicrës, duke mbajtur mendjen në asistencë ekonomike nga “Beijing-u i Kinës”, është më shumë se humbje në hartën gjeopolitike shqiptare.

“Anglezët thonë: “LOST IN THE MIDDLE OF NO ËHERE”. Tetova nuk meriton dhe nuk duhet të humb në këtë mish-mash hartash gjeopolitike. Në cilësi të ish kandidatit për Kryetar Komune të Tetovës, thëras Tetovarët për reflektim Jetojmë në një kohë tjetër!!”, përfundoi ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments