Tetova do të jetë më ndryshe pas investimeve kapitale në shumë rrugë. Siç mëson TS, drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti ka ndarë një buxhet të madh për investime në komunat shqiptare e gjegjësisht për Tetovën. Memeti është drejtori i parë i cili ka arritur që këtë muaj të shfytëzojë 30 % më shumë se gjithë drejtorët e deritanishëm edhe ate në komunat shqiptare si në Saraj, Gostivar, Kërçovë, Bogovinë, Zheline, Tearcë dhe Tetovë.
Edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas takimit tha se bashkë me Memetin kanë diskutuar reth mundësisë së mbështetjes me investime konkrete,në infrastrukturën rrugore për sa i takon qytetit të Tetovës.
“Takim pune me drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë” z.Bekim Memedi.
Diskutuam reth mundësisë së mbështetjes me investime konkrete,në infrastrukturën rrugore për sa i takon qytetit të Tetovës.
Drejtori Memedi, do të investojë të gjitha kapacitetet e kësaj ndërmarje të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës në Tetovë” tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe ministri i Transportit, Goran Sugarevski cili ndjehet krenar për investime të mëdha në asfaltimin e rrugëve në komunat në Maqedoni.
Ndryshe drejtori Memeti ka premtuar që investime kapitale do të ketë edhe në shumë komuna tjera shqiptare ku pas Tearcës dhe Sarajit radhën e ka Tetova e më pas Gostivari dhe komunat tjera shqiptare./TS/