13.4 C
Tetovo
E hënë, 28 Prill, 2025
BallinaLajmeIntervistohen kandidatët për përbërjen e re të Komisionit për antikorrupsion.

Intervistohen kandidatët për përbërjen e re të Komisionit për antikorrupsion.

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot do të mbajë mbledhje ku do të realizohen intervista me kandidatët e paraqitur për kryetarë dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Komisioni për selektimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të KSHPK ​​është i përbërë nga shtatë anëtarë dhe është formuar me datën 14 të këtij muaji konform vendimit të Kuvendit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarët e KSHPK-së.

Anëtarë të Komisionit përzgjedhës janë Jovan Andonovski, zëvendës i Avokati të Popullit i nominuar nga Avokati i Popullit, Snezhana Kamiloska Tërpkoska, përfaqësuese e Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar Shkup, anëtare e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil në sferën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, Nikolla Dodov përfaqësues i Asociacionit për nxitje dhe promovim të informatikës, Asociacioni i studentëve informaticientë Shkup, anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil në sferën e mediave dhe shoqërisë informatike dhe deputetë nga pushteti Fanica Nikollovska dhe Berat Ajdari dhe nga opozita Eli Panova dhe Kastriot Rexhepi.

Sipas ligjit, Komisioni për selektim e formon listën e kandidatëve dhe pas pesë ditësh fillojnë intervistat. Në intervista marrin pjesë përfaqësues të disa institucioneve, por edhe të organizatave joqeveritare të cilët mund t’u bëjnë pyetje përfaqësuesve të ardhshëm të antikorrupsionit dhe e gjithë kjo do të transmetohet në kanalin parlamentar.

Mandati i anëtarëve aktual të Komisionit, Biljana Ivanovska, Vlladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai skadon më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ata nuk kanë të drejtë rizgjedhje. Komisioni i ri duhet të fillojë së funksionuari më 8 shkurt 2024.

Për kryetar të KSHPK-së mund të zgjidhet personi i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe që jeton në vend i cili duhet të posedojë aftësi, të ketë arsim të lartë në sferën e shkencave juridike ose në sferën e shkencave politike, komunikuese ose ekonomike. Përveç arsimit të lartë, kërkohet të paktën dhjetë vjet përvojë pune pas diplomimit. Njëherësh tetë vjet përvojë pune duhet të ketë në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit apo qeverisjes së mirë.

Kandidatët për anëtarë duhet të kenë gjashtë vite aktivitet madje në sferat që lidhen me zbulimin e korrupsionit. Edhe kryetari edhe anëtarët e KSHPK-së nuk duhet të jenë anëtarë të Kuvendit, as të Qeverisë, as donatorë e funksionarë të ndonjë partie politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments