8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInterpoli demanton Bërnabiqin: Në takim me të nuk u trajtua çështja e...

Interpoli demanton Bërnabiqin: Në takim me të nuk u trajtua çështja e aplikimit të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u shpreh të mërkurën se Interpoli ia kishte mbyllur dyert Kosovës.

Ajo tha se kishte marrë garanci nga presidenti i Interpol-it, Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës për anëtarësim Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të tij.

Megjithatë, në një përgjigjeje nga Interpoli kanë thënë se në atë takim nuk është adresuar çështja e ndonjë aplikimi potencial për anëtarësim.

“Përderisa zakonisht nuk komentojmë përmbajtjen specifike të një takimi bilateral, kur u shtrua çështja e anëtarësimit, Presidenti konfirmoi se INTERPOL-i është një organizatë policore dhe nuk është përfshirë në diskutime politike. Presidenti nuk e trajtoi çështjen e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim.”, thuhet në përgjigjen e Interpolit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments