4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInteresim i ulët për drejtimet profesionale, fajësohet MASH-i

Interesim i ulët për drejtimet profesionale, fajësohet MASH-i

Akoma nuk dihet saktë se sa semimaturantë janë regjistruan në shkolla të mesme. Përveç gjimnazeve dhe drejtimet e mjekësisë, vende të lira kanë mbetur thuajse në të gjitha shkollat tjera profesionale. Profesori i mekanikës dhe elektronikës, Neshat Poliko tha se shkollat profesionale nuk janë promovuar mjaftueshëm nga dikasteri i Arsimit, prandaj edhe interesimi ndaj tyre është I ulët.

Të gjithë nuk mund të bëhemi as politikanë, as mjek. Ministria e Arsimit duhet të punoj pak më tepër me shkollat profesionale, sidomos Qendra për Arsim Profesional dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit, duhet edhe mjete tu sigurohen shkollave të mesme profesionale. Këto që po i shihni në kabinet, janë donacion nga dikush. Vet shteti duhet të jep diçka, të bën ndonjë lloj projekti, ti stimulon me pajisje. Pajisjet për praktikën janë shumë domethënëse, një nxënës në qoftë se në praktikë nuk e prek punën me dorën e vet, ta mëson drejtimin e vet, aty nuk ka përparim”-tha Neshat Poliko, profesor .

Përveç numrit të ulët, shkollat profesionale shumë pak shfaqën interesim të gjinia femërore. Në Qendrën Shkollore për Autokomunikacion “Boro Petrushevski” këtë vit konkurruan vetëm pesë femra.

I dobët ishte te gjinia femërore, kemi vetëm pesë nxënëse të regjistruara deri tash. Apelojmë edhe te gjinia femërore, te nxënësit, sepse me të vërtet drejtimet e komunikacionit, drejtimi I teknik transportit dhe shpedicionit u ofron nji mundësi që më lehtë nesër ta gjejnë vendin e vet në tregun e punës”-tha Zekirija Zekiri, zv drejtor i QSHA “Boro Petrushevski”.

Pavarësisht mbylljes së afatit për regjistrim, shkollat profesionale do të vazhdojnë të regjistrojnë semimaturantë edhe gjatë pushimeve verore. Për vitin shkollor 2020-21 janë paraparë me konkurs gjithsejte 35.919 vende të lira. Prej tyre, 25.447 i takojnë arsimit profesional.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments