19.5 C
Tetovo
E martë, 15 Korrik, 2025
BallinaLajmeInstitucionet s’e dinë ku mbahen policët – Sveçla: Do t’i vizitojë zyrtari...

Institucionet s’e dinë ku mbahen policët – Sveçla: Do t’i vizitojë zyrtari ndërlidhës, Policia e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dinë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.

Ai shtoi se Serbia është vend jodemoraktik, që nuk brengoset për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, raporton Ekonomia Online.

Sveçla tha se po presin që KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s të dalë publikisht me qëndrim për atë se çfarë ndodhi dje. Ai shtoi se pas kidnapimit të tre policëve në veri, Policia është e gatshme t’i përgjigjet “çfarëdo sfide”.

“Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familjarët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për de-eskalim të situatës aktuale”.

“Gjitha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë që ka qenë aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju i keni parë apo se sa pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë aty”.

“Presim të dalin publikisht me qëndrimin e tyre për atë çfarë ka ndodhë”, tha Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

“Sidomos pas këtij rasti, gatishmëria e Policisë është në nivel shumë më të lartë. Unë besoj që janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo sfide dhe po punojmë që këto sfida apo rreziqe t’i minimizojmë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments