Deri tek Inspektorati për Ndërtimtari dhe Urbanizëm nga viti 2010 deri në fund të vitit 2023 kanë arritur 327 parashtresa nga persona fizik ose juridik nga komuna e Çairit, të cilët kanë raportuar me shkrim ndërtime pa-leje ose për moskujdes gjatë ndërtimeve ndaj normave ligjore të Ligjit për Ndërtim, njoftojnë nga Inspektorati për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, informon PRESSonline.al
“Për shkak se është bërë fjalë për ndërtime me rëndësi lokale në lidhje me nenin 58 paragrafi 2 i Ligjit për Ndërtim (Gazeta Zyrtare e RM me nr. 124/10, 64/18, 168/18 dhe Gazeta Zyrtare e RMV me nr. 244/19,18/20 u 279/20, 227/22 u 111/23) Leje për Ndërtim lëshon Kryetari i Komunës së Çairit si dhe është kompetent që të realizon mbikëqyrje inspektuese mbi këto ndërtime të kategorisë së dytë, neni 57 paragrafi 2 i këtij Ligji dhe në përputhje me nenin 128 paragrafi 2 i Ligjit të njëjtë janë në kompetencë të Inspektorit të Autorizuar të Ndërtimit pranë Komunës së Çairit, nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm kërkesat e njëjta janë përcjell në kompetencë të kryetarit të komunës së Çairit. Njëkohësisht duam të ju njoftojmë se deri tek Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm janë dorëzuar kallëzime penale për ndërtime pa leje të cilat janë realizuar apo realizohen nga Komuna e Çairit, e që nga ana e Inspektorati për Ndërtimtari procesuara dhe dorëzuara në rishikim dhe kompetencë për procedim të mëtejshëm deri te institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit për Ndërtimtari dhe Urbanizëm.
Nga Inspektorati po ashtu informojnë se për shkak të numrit të lartë të kërkesave U.D. Drejtori i Inspektoratit për Ndërtimtari dhe Urbanizëm më 13.11.2023 lëshon urdhëresë për kryerje të Mbikëqyrjes Inspektuese në Komunën e Çairit.
“Inspektori i Ndërtimit pranë Inspektoratit për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në bazë të normave ligjore të Ligjit për ndërtim (Gazeta Zyrtare e RM nr.124/10……,64/18, 168/18 dhe Gazeta Zyrtare e RMV nr.244/19,18/20 u 279/20, 227/22 u 111/23) dhe urdhëresës për kryerje të Mbikëqyrjes Inspektuese të jashtëzakonshme në përputhje me nenin 128 paragrafi 1 dhe neni 131 paragrafi 4 i Ligjit për Ndërtim ka kryer Mbikëqyrje Inspektuese të jashtëzakonshme në Komunën e Çairit. Nga Mbikëqyrja Inspektuese e realizuar është përpiluar proces verbal ku është konstatuar se Komuna e Çairit nuk ka emëruar Inspektor Komunal të Ndërtimit. Për atë shkak, në përputhje me nenin 144 paragrafi 1 Ligjit për Ndërtim, deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga ana e Inspektorit të Ndërtimit pranë pran Inspektoratit për Ndërtimtari dhe Urbanizëm është lëshuar propozim për marrje të autorizimit për kryerjen e punëve nga kompetencat e Inspektorit Komunal të ndërtimit në Komunën e Çairit”, thonë nga Inspektorati, përcjell PRESSonline.al
Kryetari i Komunës së Çairit, ka pasur mundësi ligjore që ta tejkalojë këtë vakum juridik ku nuk ka emëruar Inspektor Komunal të Ndërtimit i cili do ta kishte zbatuar Ligjin për Ndërtim dhe do të kishte parandaluar ndërtime të jashtë ligjshme në komunë dhe atë në përputhje me nenin 14 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (Gazeta Zyrtare e RM, me 5/2002) ka mundur të të lidh marrëveshje ndër komunale me ndonjërën nga komunat fqinje që kanë Inspektorë Komunal të Ndërtimit ose të autorizon nëpunës nga administrata komunale në përputhje me nenin 50 paragrafi 2 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale i cili do t’i kryen punët e Inspektorit Komunal për Ndërtim dhe t’i përmbush kushtet në përputhje me nenin 130i Ligjit për Ndërtim (Gazeta Zyrtare e RM nr.130/09, 124/10, 18/11, 36/11,54/11 , 35/18, 64/18,168/18 dhe Gazeta Zyrtare e RMV nr. 244/19, 18/20, 279/20, 227/22 dhe 111/23)si dhe neni 40, neni 41, neni 42 dhe neni 43 nga Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese (Gazeta Zyrtare e RMV nr.102/2019). Në përputhje me nenin 21 paragrafi 1 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (Gazeta Zyrtare e RM nr.5/2002) komunat në mënyrë të pavarur në bazë të kornizave të ligjit i rregullojnë dhe kryejnë çështjet e interesit publik me rëndësi lokale, të vërtetuara me këtë dhe ligj tjetër dhe janë përgjegjëse për kryerjen e tyre, neni 50 paragrafi 1 pika 5 i Ligjit të njëjtë Kryetari i Komunës siguron kryerjen e punëve të cilat me ligj i delegohen komunës.
Nga informacionet publike të publikuara në ueb – faqen e Entit Shtetërori Statistikës, të publikuara janë raporte për objekte të ndërtuara pa leje në nivel shtetëror duke filluar nga viti 2009 deri në fund të vitit 2022. Si burim dhe metoda të përmbledhjes së të dhënave në Raportet e Entit Shtetëror të Statistikës është theksuar se të dhënat për objektet e ndërtuara pa leje merren me anë të Raportit vjetor statistikor për objektet e ndërtuara pa leje.
Komuna e Çairit në periudhë prej vitit 2013 deri në fund të vitit 2023 ka lëshuar në procedurë administrative 24 Leje për Ndërtim, 8 leje për mbindërtim dhe rindërtim 1 leje për mbindërtim për shtëpi individuale, 12 aktvendime për adoptim, 4 aktvendime për ridestinim, 47 aktvendime për rikonstruim etj.
Nga Inspektoratit për Ndërtimtari dhe Urbanizëm potencojnë se kryetari/ët e Komunës së Çairit nuk i kanë plotësuar kompetencat ligjore të dhëna me nenin 50 paragrafi 1, pika 5, pika 12, pika 13, pika 14 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me çka në territorin e Komunës së Çairit është lejuar ndërtim kaotik i jashtë ligjshëm pa u sanksionuar në përputhje me normat ligjore të Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, në lidhje me Kodin Penal më saktësisht në përputhje me nenin 244-atë të njëjtit ligj).