8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeInspektorati Komunal nuk arriti ta kthen në pronësi të Komunës tokën e...

Inspektorati Komunal nuk arriti ta kthen në pronësi të Komunës tokën e uzurpuar prej 3600m2 në qendër të Tetovës

Pas disa ditëve zhurmë, morri fund golgota e tokës së uzurpuar në Tetovë. Por jo në favor të komunës. Inspektorati Komunal shkoi për t’i liruar hapësira, policia ia dha çelësat palës që akuzohet për uzurpimin e tokës, shkruan Alsat.

Inspektorati Komunal fajin ia hedh policisë. Sipas tyre, arsyetimet e uniformave blu se procesi është në fazë gjyqësorë nuk mban.

“Policia me sa e shohim ne mbron anën e palës tjetër, me arsyen se është në proces gjyqësor, ndërsa ne kemi gjitha vendimet se ky objekt i takon komunës së Tetovës. Kjo i bie që policia ndihmon uzurpuesin që të qëndroj ende aty. Pronari nuk ka asnjë kontratë ndërsa ne kemi gjitha vendimet se objekti është në emër të komunës së Tetovës”, tha Armend Salihi, shef i Inspektoratit Komunal.

Sot në vendngjarje u paraqit edhe personi që pretendon se ka në pronësi toknë. Ai pretendon se ka të gjitha dokumentet e nevojshme për pronësi.

“Unë jam këtu 33 vjet. Unë e kam ndërtuar objektin me leje të Ministrisë së Arsimit. Objekti është i evidentuar si vend i vjetër për gjuajtje, sepse është projektuar për gjuajtje me kalibër të vogël armësh”, u shpreh Gradimir Kostoski, personi që pretendon pronësinë.
Gazetari: A keni dokumente për këtë?
“Kam si jo. E bëra objektin, vendosa mburojat, solla rrymën dhe i informova se e kam kompletuar objektin”, theksoi ai.
Gazetari: A jeni në dijeni se në 2014 objekti i është kthyer në pronësi komunës me vendim të Qeverisë?
“Jo nuk jam i informuar nuk e di askush nuk më ka njoftuar për këtë punë”, tha tutje, Gradimir Kostoski, personi që pretendon pronësinë.

Por  për objektin që pretendon se e ka ndërtuar vetë, personi në fjalë, gjatë deklaratës së tij për Alsat, thotë se 26-27 vite për shfrytëzimin e këtij objekti, i paguan qira një firme që nuk e din se cila është ajo firmë.

“Unë sot e kësaj dite një firme i paguaj qira, për 26-27 vite, një firmë është që na merr qiranë. Unë jam qiraxhi këtu. Erdhën në vitin 2004-2005 më duket ishte na thanë që duhet me ne të bëni marrëveshje sepse ne kemi marrëveshje me komunën që të na paguani neve qira. Kam dokumente unë nuk e lëshoj vendin, në fund si do thotë gjyqi ashtu do veproj”, vazhdoi Gradimir Kostoski, personi që pretendon pronësinë.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, dyert të cilat i mbylli Inspektorati Komunal mbi dyshimet se toka është uzurpuar, sot u hapën dhe biznesi privat u kthye në funksionim normal. Gjykata nuk ka vendosur masën e përkohshme që përderisa prona kontestohet, të ngrihen aktivitetet komerciale apo mundësia shitblerjes.

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami në ditën kur policia ngriti kallëzimet penale për uzurpim, akuzoi disa persona për grup të organizuar kriminal që sipas tij e kanë uzurpuar tokën në marrëveshje, duke keqpërdorur edhe detyrat e tyre. Në grup sipas tij janë përfshirë edhe persona nga administrata e kaluar komunale, gjeodet dhe persona të punësuar në Gjykatën Themelore të Tetovës./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments