12.3 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeInspektorati i “dogji” me dënime disa kompani, bashkë me çmimet ulën edhe...

Inspektorati i “dogji” me dënime disa kompani, bashkë me çmimet ulën edhe “gramazhën” e produkteve

Pas vendosjes së shportës konsumuese të vjeshtës, vetëm të enjten në një ditë Inspektorati shtetëror i tregut ka shqiptuar dënime në vlerë prej 2 milion denarëve. Ndërsa nga fillimi i masës e deri më sot, vlera e përgjithshme është 4,3 milion denarë. Në disa markete janë vërejtur rafte të zbrazura, prodhuesit po venosin edhe produkte të reja ose e ulin/ritin gramazhin e produktit. Raste të tilla janë vërejtur tek kafja, buka dhe kosi.

“Përveç te kafja, kemi edhe te kosi që është i përfshirë në vendimin 400 gr, ndërsa në treg po gjejmë edhe 300 gr. D.m.th. në një periudhë të shkurtër po nxirren produkte të reja me qëllim që të shmanget përfshirja me vendimin. Dimë produkte të lëngshme se në çfarë njësi maten, e dimë uji, jogurti, me çfarë njësi matëse, ndërsa kjo është në litër dhe mililitër. Ne në treg gjejmë, kjo është 1000 gram është në rregull. Kjo është 1 kg, nuk është në rregull. 1 kg jogurt nuk është në rregull. Jogurt 180gram. Dallimi mes 1000 gr dhe 1kg është kursimi prej 30 deri në 50 miligram. D.m.th. shkohet në çdo mënyrë me qëllim që të profitohet më shumë”, tha Goran Trajkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments