ungesa e zyrave, e administratorëve dhe mungesa e veturave për teren malor, janë disa nga problemet me të cilat përballet inspektorati shtetëror i Ambientit Jetësorë.
Drejtori i këtij inspektorati Sreten Stojkovski, thotë se për momentin funksionon vetëm me 21 inspektorë të punësuar, ndërsa të nevojshëm janë 53 që parashikon edhe vetë sistematizimi.
“Problemi më i madh është mungesa e inspektorëve, administrata tanimë na u zvogëlua, mbetëm vetëm me tre dhe doja t’ju njoftoj se nga ata 3 sot edhe një e lëshon institucionin dhe shkon në Gjermani, kështu që do të mbetemi me dy administratorë dhe 21 inspektorë”, tha Sreten Stojkovski-drejtor i Inspektoratit për Ambient Jetësor.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janar-qershor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka kryer 1057 inspektime, nga të cilat 692 janë të rregullta, 185 të jashtëzakonshme dhe 180 kontrolle.
Stojkovski në konferencën e sotme për media për prezantimin e raportit gjashtëmujor, tha se në periudhën janar-qershor 2022, shërbimet inspektuese kanë konstatuar 233 parregullsi, për të cilat janë marrë 212 vendime.
Në këtë periudhë janë vërtetuar 233 parregullsi, shkelje ligjore ku janë përgatitur 212 vendime me të cilat urdhërohet ose ndalohen aktivitete të caktuara. Në periudhën e njëjte kanë arritur 66 pezullime nga qytetarët”, deklaroi Sreten Stojkovski-drejtor i Inspektoratit për Ambient Jetësor.
Në këtë gjashtëmujor, inspektorët kanë arritur 15 marrëveshje, janë shqiptuar tetë urdhërpagesa, 12 kundërvajtje dhe një procedurë penale. Për këto masa në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor janë ndarë mbi 170.000 euro
Në gjashtë muajt e parë janë pranuar 66 ankesa nga qytetarët, në shumicën e rasteve këto ankesa kishin të bënin me menaxhimin e mbeturinave, djegien e kashtës, pirjen e duhanit, zhurmën dhe shkatërrimin e pyjeve.