Nga data 1 janar 2025, çdo person fizik dhe juridik mund të paraqesë nisma, kërkesa dhe propozime në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike.
Dorëzimi elektronik i parashtresave mundësohet përmes faqes së internetit të Gjykatës Kushtetuese, pra përmes kategorisë “Drejtoju gjykatës”, ku në nënkategorinë “Dorëzimi elektronik i parashtresave” ka udhëzime për mënyrën e paraqitjes elektronike.
Kujtojmë se, dorëzimi i parashtresave elektronike parashihet me Rregulloren për dorëzim elektronik të parashtresave në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i publikuar në ueb faqen e Gjykatës.