9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInformatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – COVID19

Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – COVID19

18 maj 2020 – “Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës mbajti mbledhjen e 12-të me rradhë, ku u raportua me sa vijon:

Më 18.05.2020 në Tetovë dhe komunat përreth janë regjistruar edhe 4 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 147. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 56 persona kurse 13 kanë ndërruar jetë.

Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 68 (4 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 47 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 10
-Komuna e Bërvenicës 12 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
-dhe Komuna Zhelinës 6 të infektuar (2 persona kanë ndërruar jetë)

SPB Tetovë informoi se gjatë fundjavës që shkoi në komunën e Tetovës janë evidentuar 19 raste të mosrespektimit të orës policore, dhe ndaj këtyre personave është inicuar procedurë adekuate ligjore.
Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 142 persona, në vetizolim 62, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 61 persona.

SPB Tetovë informoi se gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar 295 vërrejtje për mosmbajtje të mjeteve mbrojtëse.

Shërbimet komunale, respektivisht Njësia territoriale kundër zjarrit dhe NPK Tetova pas hapjes së xhamive dhe objekteve fetare do të bëjnë dezinfektim të brendshëm të këtyre hapësirave për të minimizuar mundësinë e përhapjes së COVID19.

Numrat ditëve të fundit fatkeqsisht flasin për një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth. Kjo në masë të madhe i referohet mosrespektimit të masave mbrojtëse, respektivisht mosmbajtjes së maskave mbrojtëse dhe distancës fizike.
Gjithashtu kemi raste të personave të cilët nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre por janë infektuar me COVID19, që dmth se tek ata virusi është sjellur nga jashtë si pasojë e vizitave në shtëpi të familjarëve dhe miqve të tyre.

Andaj apelojmë që të reduktohen në minimum vizitat e panevojshme dhe grupimet më të mëdha nëpër shtëpi dhe hapësira të mbyllura.

Bizneset të cilat po hapen në kornizat e masave lehtësuese të miratuara nga qeveria, detyrimisht të respektojnë protokolet e punës të hartuara nga organet kompetente, sepse kështu ata mbrojnë veten, të tjerët si dhe të afërmit e tyre.

Kjo sfidë kërkon një mobilizim, përgjegjësi dhe kujdes më të madh shoqëror. Nga sjellja jonë dhe nga vetë ne varet ajo se sa shpejtë do të mund të fillojmë ti kthehemi normalitetit dhe të riparojmë dëmet ekonomike dhe sociale që na i solli kjo pandemi globale.” – thotë Arifi

Për më shumë ndiq linkun:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments