Tetovë, 13 maj 2020 – “Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës ka kërkuar nga qeveria e RMV heqjen e ndalesës për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë, që qarkullojnë në territorin e komunës së Tetovës dhe komunat përreth. Kërkesën për largim të ndalesës për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë e arsyetojmë edhe me vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e ndalesës për transport publik në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe tendencën për liberalizim të masave kufizuese në vend.
Më 11.05.2020 në Tetovë dhe komunat sot janë regjistruar edhe 4 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 120. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 53 persona kurse 11 kanë ndërruar jetë.
Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 52 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 41 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 7
-Komuna e Bërvenicës 10 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
-dhe Komuna Zhelinës 6 të infektuar (2 persona ka ndërruar jetë)” – njofton Arifi