3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIncidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten Vjosa...

Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten Vjosa Osmani, do të ketë raport zyrtar për zbardhjen e çështjes 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvilluar një takim me homologun Hristijan Mickoski.

Në një prononcim për media, Kurti deklaroi se në takim janë diskutuar disa tema me rëndësi për të dyja shtetet.

“Kishim një mori çështje e tema që diskutuam që janë për të mirën e dyanshme e të përbashkët. Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, bazuar në vlera të përbashkëta me synim të qartë për integrim evropian. Urojmë që sa më shpejtë t’i fillojmë negociatat për në BE”, tha Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për incidentin që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, duke e cilësuar si një përvojë të rëndë, ndërsa theksoi se po merren masa.

“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, potencoi ai.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments